Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREKampionati 5x5 Masters/ Universiteti 'Luigj Gurakuqi' vazhdon të fitojë dhe të kryesojë...

Kampionati 5×5 Masters/ Universiteti ‘Luigj Gurakuqi’ vazhdon të fitojë dhe të kryesojë renditjen

Ekipi i Universitetit “Luigj Gurakuqi” vazhdon të fitojë dhe të kryesojë renditjen. Pasditen e sotme ai ka fituar me rezultatin 6-5 ndaj ekipit të OSHEE Shkodër dhe si rrjedhojë e mbyll fazën e parë të kampionatit 5×5 Masters në vendin e parë duke u shpallur kështu “kampion dimri”.

Ndeshja e sotme ka nisur më mirë për ekipin e OSHEE që ka shënuar shpejt dy gola me anë të Shalës dhe Krajës, por universitarët reagojnë dhe barazojnë me dy golat e Bregut dhe në këtë mënyrë pjesa e parë është mbyllur me rezultatin e barabartë 2-2.

Në të dytën ekipi i Universitetit luan më mirë dhe arrin të shënojë edhe 4 gola të tjerë, një më shumë sesa ekipi i OSHEE dhe kësisoj e ka fituar krejt ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm 6-5.

Me fitoren e sotme, ai ngjitet në kuotën e 18 pikëve dhe kryeson i vetëm renditjen e kampionatit 5×5 Masters që po organizohet nga Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër, me mbështetjen edhe të Shoqatës “Pro Sport”. Ndërkohë ekipi i OSHEE Shkodër mbetet në kuotën e 6 pikëve dhe renditet në vendin e shtatë.

OSHEE SHKODËR- UNIVERSITETI “LUIGJ GURAKUQI” 5-6

(Shala, Kraja 4/ Bregu 3, Pjetri, Jahiqi, Mandi)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments