Kampionati i femrave do të rikthehet sërish në fushë ditën e nesërme me ndeshjet e javës së katërt. Padyshim që, një nga sfidat kryesore të kësaj jave është Laçi-Apolonia.

Vajzat shkodrane të ekipit të Laçit, skuadër kjo që më parë ka marrë pjesë si Atletik Klub, do të synojë në këtë sfidë fitoren e parë në kampionat.

Megjithatë, ato do të ndeshen me Apoloninë, një ekip që do të marrë tre pikët dhe të vijojë rrugën me synimin e qartë dhe të vetëm, atë të titullit.

Kjo përballje pritet të jetë një ndeshje mjaft e luftuar, pasi për dy skuadrat vlen vetëm fitorja.

Vajzat shkodrane të Laçit do të kërkojnë të shfrytëzojnë faktorin “fushë” dhe të sigurojnë suksesin e parë në kampionat.

Ndeshja Laçi-Apolonia do të luhet ditën e nesërme, duke nisur nga ora 14:00 dhe do të luhet në fushën sportive “Zmijani”.
Maringlen ZHIVANI