Pas Superiores, në mesjavë e ka rradhën Kupa e Shqipërisë të rikthehet në fushën e blertë, teksa do të luhen 4 sfidat e fazës së çerekfinaleve, ku spikasin takimet Laçi-Partizani dhe Teuta-Kukësi, ku që në fillim të këtij kompeticioni, ekipet e sipërcituara kanë hedhur kandidaturën për ta fituar këtë trofe.

Ndërkohë që më ndryshe paraqiten sfidat e Vllaznisë që do të luajë me Korabin, me këta të fundit që kanë eliminuar Tiranën, ndërsa Dinamo do të përballet me Skënderbeun…

Ja ndeshjet që do të luhen mesjavë…

Ndeshjet

Dinamo-Skënderbeu, ora 13:00

Laçi-Partizani, ora 13:00

Ora 16:00

Teuta-Kukësi

Vllaznia-Korabi 16:00