HomeFUTBOLLI I FEMRAVEKampionati Kombëtar i Futsallit nis më 2 dhjetor, Vllaznia ekipi i parë...

Kampionati Kombëtar i Futsallit nis më 2 dhjetor, Vllaznia ekipi i parë që konfirmon pjesmarrjen

Rikthehet Kampionati Kombëtar i Futsallës, i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Ky kampionat do të ngrejë siparin e sezonit të ri më datë 2 dhjetor.

Departamenti i Futbollit Amator në FSHF bën me dije se regjistrimet për ekipet dhe lojtarët janë hapur dhe kushdo që dëshiron të regjistrohet mund të dërgojë një e-mail në rdushku@fshf.al.

Në vitet e fundit kampionati i futsallës është bërë shumë popullor në vendin tonë. Pas një ndalese për shkak të pandemisë, FSHF e riktheu sërish kampionatin kombëtar të futsallës, që u zhvillua me vetëm 4 ekipe pjesëmarrëse. Falë suksesit të arritur, kampionati i futsallës në sezonin e fundit erdhi më i strukturuar dhe ekipet pjesëmarrëse u dyfishuan.

Edhe në sezonin e ri pritet që numri i ekipeve dhe lojtarëve të rritet, duke e bërë akoma më konkurues dhe të bukur kampionatin e futsallës.

Ndërkohë ekipi i parë që ka konfirmuar pjesmarrjen është Vllaznia futsall. Drejtuesit e saj kanë kohë që kanë nisur përgatitjet dhe pritet të ndërtojnë një ekip me pretendime serioze për sezonin e ri.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments