Pavarësisht se në Kukës duan të mbajnë të mbajnë larg presionin, eliminimi nga Kupa e bën të pamundur që të qëndrojnë të qetë, sepse ndryshe nga rivalët e tjerë që mund të shkojnë në Europë edhe nga ky kompeticion, verilindorët kanë mundësi vetëm nga kampionati.
Për këtë arsye, e kanë të ndaluar çdo hap fals në javët në vazhdim.
Dhe pikërisht janë rivalët direktë për Europë që e kanë këtë luks, si Partizani, Vllaznia dhe Laçi, të cilët edhe nëse gabojnë në kampionat e kanë ende një shans në dorë.
Për këtë arsye, presioni në javët e mbetura të kampionatit është i gjithi në klubin e Kukësit.