Skuadra kampione per Zonen e Shkodres ne kampionatin 5×5 qe po zhvillohet nga Federata Shqiptare e Futbollit, KF Air Albania, e ka nisur mbare fazen play-off te tij.

Ne turin e pare ajo ka mundur me rezultatin 7-3 ekipin SH.S.Kuqan 5×5 dhe ne kete menyre eshte kualifikuar per ne turin e dyte.

Golat per kampionen shkodrane ne kete ndeshje jane shenuar nga Admir Mehja 4 prej tyre, nderkohe qe 2 gola ka shenuar Ergi Borshi, ndersa nuk ka munguar te shenoje edhe portieri Fatos Behari me penallti.

Skuadra e drejtuar nga trajneri- futbollist Admir Mehja dhe qe ka per kapiten, te mirenjohurin Gilman Lika, tashme e sheh veten ne mes 16 skuadrave me te mira qe e vijojne me tej rrugetimin e tyre drejt titullit kampion.

Mehja ne fakt ne çdo deklarate te tij e ka bere te qarte se synimi i “Air Albania” eshte titulli kampion i Shqiperise sepse e ka perberjen e duhur per kete gje.

Tashme ekipi shkodran eshte ne pritje per te mesuar emrin e ekipit kundershtar me te cilin do te ndeshet ne 1/8 e kampionatit ku padyshim edhe ndaj tij do te kerkoje fitoren dhe kualifikimin per ne çerekfinale./SHKODRA-SPORT.COM/