Kampionati i futbollit 5×5 ka hyrë tashmë në fazën vendimtare me ekipet më të mira në të gjitha zonat që kanë nisur që nga kjo javë përballjen mes tyre për të përzgjedhur kampionen kombëtare për këtë sezon të dytë të suksesshëm të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Në datat 3, 4, 5 dhe 6 maj janë zhvilluar ndeshjet e fazës 1/16, me 32 skuadrat që janë përballur me njëra-tjetrën, duke përcaktuar kështu 16 ekipet që kalojnë në fazën tjetër, që janë : Çermenika, FJT Auto, ATS, Çamëria, Prestige Team, Tirana 5×5, Albrail, Kalaja, KF Air Albania, MFC Genius 5×5, Beautiful Albania, Armata Veriut, KS1, Nova, Amg Plan Studio dhe Provinca

Siç shikohet, garen do ta vazhdoje ne kete tur edhe kampionia e Zones se Shkodres, Air Albania. Ndeshjet e fazës 1/8 do të zhvillohen të enjten dhe të premten, teksa sipas shortit të përcaktuar më parë, Air Albania do te ndeshet diten e premte.

Skuadra e trajnerit-lojtar Admir Mehja kuptohet qe do te futet ne fushen e lojes me idene e qarte per ta fituar kete ndeshje, ndonese perballe do te kete nje kundershtar shume te forte.

Data 13.05.2022

Air Albania – Nova, ora 18:00 ( East Park)