Gentian Stojku është trajneri më i ri i Kamzës. 44 vjeçari do të pasojë në këtë post teknikun e larguar tashmë, Ernest Gjoka. Ky i fundit dha dorëheqjen menjëherë pas disfatës 1-0 në derbin e mbijetesës ndaj Kastriotit, duke e lënë skuadrën në mëshirë të fatit.

Gjithsesi, drejtuesit nuk kanë vonuar duke ulur në stol një trajner të ri si Stojku. Ai do të jetë trajneri numër 7 i Kamzës në 13 muaj e fundit, duke u futur disi në historinë e futbollit shqiptar.

Trajner si Ramadan Ndreu, Julian Ahmataj, Pier Vierkovud, Bledar Devolli, Klodian Duro dhe në fund Ernest Gjoka kanë drejtuar Kamzën nga janari i vitit 2018, me një mesatare më pak se 2 muaj, rekord ky për një skuadër futbolli profesioniste.

Ne fakt kjo nuk eshte aspak normale megjithate ky eshte realiteti i futbollit shqiptar dhe demostrohet me se miri me sjelljen e drejtuesve te Kamzes te cilet te keqen mesa duket e gjejne tek trajneret dhe jo tek problemet e tjera qe kane ne klub.