Sulejman Starova, një nga kandidatët për president në Federatën Shqiptare të Futbollit, në emisionin “Skaner” në MCN TV, është shprehur se Armand Duka ka mbështetjen e klubeve të Superiores.
Starova u shpreh se nuk ka rëndësi kush do jetë në krye të FSHF, por e rëndësishme është që futbolli të shkojë përpara.
“Po mbaron mandati i pestë për Dukën. Ai është mbështetur nga një pjesë e madhe në Superiore. Në një kohë kaq të gjatë, janë bërë shumë të mira, por ka edhe të meta. Duhet ta dërgojmë futbollin para. Te shoqatat tani votojnë të gjithë trajnerët dhe nuk kanë lidhje me rrogat e Federatës.
Nuk është problem kush do drejtojë, por duhet të çojmë futbollin përpara. Duka ka mbështetjen e Superiores. Nuk besoj se ka ndonjë institucion tjetër në Shqipëri, që funksionon më mirë se futbolli.”, u shpreh Starova.