Paraditen e sotme trajneri i Vllaznise Thomas Brdariç i pyetur nga gazetaret ne pragndeshjen me Teuten nese kishte ndonje mesazh per trajnerin kundershtar Edi Martinin, me te cilin ka nje raport shume te mire u pergjigj:

“Patjeter qe e kam nje mesazh per Martinin. Neser Vllaznia do te fitoje ndaj Teutes dhe pas ndeshjes do te rrime e do te pime nga nje gote vere te bardhe dhe ne fund do te paguaj une”.

Por nderkohe, njeriu i pankines shkodrane jo vetem qe nuk i ka kthyer pergjigje batutes se Brdariç, por nderkohe, ka preferuar qe ne kete pragndeshje as te prononcohet per mediat.

Per rrjedhoje, nuk ka dhene intervisten e zakonshme dhe ne vend te tij ka nxjerre ndihmesin Bledar Hodo. Kuptohet qe Martini ne krye te Teutes po ben nje paraqitje shume te mire kete sezon teksa kryeson me merite kampionatin, por kuptohet qe sfida e neserme ndaj ish- skuadres se tij eshte jo pak delikate.

Per kete arsye, ka preferuar qe te qendroje larg mediave dhe presionit te ndeshjes, per ta pergatitur si duhet ate teksa padyshim qe do te kerkoje fitoren ne Shkoder dhe ruajtjen e vendit te pare ne renditje./SHKODRA-SPORT.COM/