Fabio Kapelo është i bindur se Real Madrid ka kthyer përsëri periudhën e artë të klubit, atë të “galaktikëve”, pasi mendon se Florentino Perez i është kthyer planit të vjetër për të blerë një apo dy yje në vit dhe për të ndërtuar një superskuadër për një cikël tjetër fitues.

“Janë kthyer përsëri “galaktikët”. Hazard është një prej tyre. i njoh lojtarët që ka blerë Perez dhe mendoj se do të ndihmojnë shumë. Realit i duheshin njerëz të rinj me më shumë uri dhe mendoj se tani Reali po blen shumë mirë.

Ka ndryshime ciklesh gjithmonë. Unë për shembull nuk e imagjinoja dot Realin pa Roberto Karlos, kurse sot është e vështirë të blesh një mbrojtës qendre nëse ikën Ramos”, tha italiani për “Marca”.

Ndërkohë, në listën e dëshirave të Realit janë emra si Pogba, Nejmar e Mbape. “Pogba është një lojtar i madh. AI ka cilësi, fizik dhe ka prezencë. E njoh nga etapa e tij te Juventus dhe e kam ndjekur edhe te Mançester Junajtid. Kërkojini presidentit dhe Zidan që ta blejnë.

Nejmar është gjithashtu një lojtar i madh, por i mungon përulësia. Unë mendoj se Mbape do të fitojë disa herë “Topin e Artë”, do të më pëlqente shumë në ekip. Ai ka shpejtësi, cilësi dhe hap”, tregoi Kapelo. /vipsport/