Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, është ndëshkuar me karton të kuq në sfidën kundër Drenicës në fundjavën e kaluar, pasi pati një zënkë me ndihmëstrajnerin e kundërshtarëve dhe kapi nga krahu gjyqtarin e katërt në minutat shtesë.
Për këtë veprim FFK e ka dënuar trajnerin shqiptar me dy ndeshje pezullim dhe do të mungojë në sfidat kundër Trepçës ’89 dhe Dukagjinit.
Gjithashtu me karton të kuq është ndëshkuar dhe sulmuesi i Ballkanit, Albin Berisha, i cili gjithashtu do të mungojë në dy sfidat e ardhshme.
Vendimet e Komisionit Disiplinor:
Ndihmëstrajneri i FC Drenica, Bekim Xani nr ID.001758M72. Në minutat shtesë të ndeshjes (90+3), fyen dhe sulmon fizikisht (e kap për fyti) lojtarin kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt.Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Drenica-Ballkani.
Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy ) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK.
Kryetrajneri i FC Ballkani, Ilir Daja nr ID.028309M66. Në minutën e 90+, e kap për krahu gjyqtarin e katërt dhe e shtërngon me forcë, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Drenica-Ballkani.
Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i FC Ballkani, Albin Berisha me nr fanelle 80 dhe nr ID.014588M88. Në minutat shtesë të lojës (90+3), fyen dhe sulmon fizikisht (e kap për fyti) ndihmës trajnerin e FC Drenica, duke i dalur në ndihmë bashklojtarit të tij të sulmuar paraprakisht , për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt.
Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Drenica-Ballkani. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.