Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKapiteni Gurishta ankesa për gjykimin: A ka arbitër që ma shpjegon këtë...

Kapiteni Gurishta ankesa për gjykimin: A ka arbitër që ma shpjegon këtë rast?

Vllaznia u ndal këtë javë në shtëpi 0-0 ndaj Kastriotit. Shkodranët bën një hap fals duke rihapur kështu kampionatin. Kjo ndeshje nuk ka kaluar pa polemika pasi lojtarët e Vllaznisë kanë ankesa për arbitrin Gridens Meta.

Kapiteni Gurishta përmes një postimi në rrjetet sociale kërkon shpjegim për një rast në minutën e 58-të.

Mbrojtësi i Vllaznisë vazhdoi lojën pas faullit, ndërsa gjyqtari e ndali lojën duke mos vijuar aksionin që mund të kthehej në gol.

“A ka arbitër që ma shpjegon këtë rast?”, shkruan Gurishta në postimin e tij./NEWSPORT/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments