Vllaznia nuk ia doli te mbylle ashtu si duhet vitin 2021 dhe ne 6 piket e mundshme ne 2 ndeshjet e fundit, ka arritur te marre vetem 2. Ajo qe ka djegur shume ka qene ndeshja e djeshme me Kukesin, nje rival direkt.

Per nga menyra si u zhvillua ndeshja, shkodranet duhej ta kishin mbyllur ate qe ne pjesen e pare por kjo nuk ndodhi dhe si rrjedhoje, ata tashme kane zbritur ne vendin e katert te renditjes.

Kapiteni Erdenis Gurishta megjithate eshte optimist se per vitin e ri gjerat do te jene ndryshe dhe ai shpresoj qe 2022-shi do ta gjeje Vllaznine edhe me te forte.

Kete gje e ka deklaruar permes nje statusi te publikuar ne rrjetet sociale, ku ai shkruan: “Ndeshja e fundit per kete vit. Te vetdijshëm qe mund dhe duhet te kishim pike me shume ne renditje. Te vetedijshëm dhe te bindur qe viti tjeter do te na gjeje edhe me te forte. Forca Vllaznia”- shkruan Gurishta./SHKODRA-SPORT.COM/