Brazil do të përballet nesër me Kroacinë në çerekfinalen e parë në orën 16:00. Amerikano-latinët shihen si favoritja kryesore tashmë pas performancave fantastike deri tani. Kapiteni i Selecaos, Thiago Silva ka folur për mediat në konferencën e shtypit.


Aksion perfekt për golin e Richarlison. Skemë nga stërvitja?

Në fakt jo, erdhi natyralisht nga rastësia. Në stërvitje nuk provojmë kështu situatash por këto janë detyrat tona. Gjatë këndoreve kur topi kthehet pas ne mbrojtësit duhet të qëndrojmë edhe pak në sulm në rast se topi riktheht sërish në zonë. Po ikja në mesfushë por kur pashë topin që po luhej thashë me vete: ‘Të përfitojmë!’ Qëndrova dhe dhashë asist.

Ne jemi ekip i fortë, si në cilësi si në aspektin psikologjik. Kundër Kroacisë do të jetë një ndeshje që duhet menduar gjatë. Thanë që e kishim të lehtë me Korenë por në fakt ne kemi punuar shumë për atë ndeshje, nuk na erdhi fitorja nga qielli.

Kur kemi Neymarin, Brazili ndryshon. Ai është i pazëvëndësueshëm, luajti shumë mirë ndaj Zvicrës. Është pikë referimi për të rinjtë. Ai tregoi se është më i miri në botë. Presioni si favorit? S’kemi frikë, nuk bën pjesë në fjalorin tonë kjo fjalë. Respektojmë të gjithë por ne do të vazhdojmë të shprehim futbollin tonë.