Kapiteni i Erzenit, Gëzim Krasniqi, ka thumbuar presidentin e nderit të Kukësit, Safet Gjicit, pas deklaratës së dhënë në konferencën për shtyp se një lojtar i Kukësit paguhet sa gjithë Erzeni.
Nje deklarate qe ne fakt nuk eshte pritur mire tek surpriza e deritanishme e kampionatit e cila po tregon nje forme te shkelqyer. Ndërkohë i ftuar në “Rubrikën Sportive”, Krasniqi i është kundërpërgjigjur Gjicit:
“Dëgjova një deklaratë të Gjicit dje, që sa paguhet një lojtar i Kukësit, paguhet gjithë Erzeni. Por vallaj, me thënë të drejtën,me atë skuadër të Kukësit që pashë sot me sytë e mij, lojtari më i shtrenjtë i Kukësit, të vijë te Erzeni nesër, nuk luan dot në formacion, do ta marrin apo s’do ta marrin në 18-she, të themi realitetin”, u shpreh Krasniqi.
Sigurisht qe Krasniqi ka te drejte te reagoje, per me teper ndaj nje presidenti si Gjici qe shpeshhere provokon me deklaratat e tij, i cili duke dashur te karikoje lojtaret e tij, dashje pa dashje fyen te tjeret.
Dhe keshtu ndodhi edhe kete here, por Krasniqi ia dha pergjigjen dhe ne fakt ka te drejte. Erzeni i tij eshte i dyti me 11 pike, ndersa Kukesi i Gjicit i fundit me vetem 2 pike./SHKODRA-SPORT.COM/