Takimi mes Kukësit dhe Partizanit i mbyllur në shifat 1-2, sipas moviolistit Klajdi Kola të Rubrikës Sportive në TVSH duhet të ishte ndërprer. Kjo gjë është e pasqyruar në rregullore dhe Kola shprehet që nuk është zbatuar në masën 100%.

Moviolisti Klajdi Kola për emisionin “Rubrika Sportive”:

“Arbitri ka të drejtë ta ndërpresë përfundimisht. Duhej të ndalohej loja dhe të merrenin masat e nevojshme. Duhet të komunikohej me delegatin dhe të bëhej publike si lajm pasi është një rast delikat dhe duhet të njoftohej për pjesën e publikut që në rast përsëritje do të ndërpritej ndeshja por kjo nuk u veprua ose është komunikuar por nuk u bë e ditur”.

Ne fakt kjo qe thote Kola eshte mese e drejte dhe duket e çuditshme se si arbitri Hamiti ka vendosur ta vazhdoje lojen. Ai duhej ta kishte interpretuar kete rast njelloj sikur te ishte goditur arbitri dhe kuptohet qe ne ate rast loja nuk do te vazhdonte me.

Duket se nuk kemi nje barazi ne mes lojtarit dhe arbitrit, por nuk duhet te ndodhe keshtu. Per me teper, qe Cara me demtimin qe pesoi e pati te pamundur te vazhdonte lojen.