E kishim paraalajmeruar paraditen e sotme me nje shkrim te postuar ne “Shkodra Sport” dhe ne fakt nuk ka zgjatur shume dhe nje lajm i tille eshte konfirmuar nga vete ekipi i Ades se Velipojes.

E kemi fjalen per ish- kapitenin e Murlanit Vildan Kaçubela. Ai duket se eshte bindur nga ana e trajnerit Altin Xhahysa per ta ndjekur ne aventuren e tij te re tek skuadra e Ades, e cila po ashtu militon ne kategorine e dyte te futbollit shqiptar.

Kaçubela ne fakt luajti javen e kaluar ne rradhet e Murlanit ne ndeshjen e Kupes ndaj Veleçikut, por gjerat kane marre rrjedhe tjeter me emerimin e Xhahyses ne pankinen velipojake. Nisur edhe raportet mes ketyre te dyve, eshte rene dakord qe edhe sulmuesi te ndjek trajneri ne kete pervoje te re.

Kaçubela siç shikohet edhe nga fotoja e ketij shkrimi e publikuar ne faqen e Ades, ka qene i pranishem ne stervitjen e pare te Ade, pikerisht aty ku presidenti i klubit Alfred Pjetri ka prezantuar trajnerin e ri.

Me marrjen e Kaçubeles do te thote se velipojaket do kene disa gola me shume ne organiken e tyre prej ketij lojtari qe ne kampionatin e kaluar ishte golashenuesi me i mire i ekipit te Murlanit./SHKODRA-SPORT.COM/