Vllaznia u penalizua shumë nga kartoni i kuq i Hakajt në ndeshjen e fundit ndaj Partizani, por jo vetëm skuadra shkodrane. Një specialist futbolli, është shprehur se ky vendim ka penalizuar edhe ndeshjen.

E kemi fjalën për ish- futbollisti i njohur Ardi Behari, aktualisht trajner i kombëtares U18 të Shqipërisë, i cili ka bërë një analizë të shkurtër të ndeshjes së fundit Partizani- Vllaznia në emisionin “Ora Sport” ku ka qenë i ftuar teksa është shprehur:

“Ndeshja filloi shumë mirë për Vllazninë, edhe për shkak se Partizani u tregua i mefshtë për të lexuar lojën në 25 minutat e para. Nuk u orientuan dot me superioritetin numerik të Vllaznisë në vijat anësore. Ndoshta e kishte përgatitur ndryshe ndeshjen.

Nga ana e saj Vllaznia edhe pas shënimit të golit, kishte momente të tjera të mira. Ishte ajo Vllazni që na ka mësuar të luajë ashtu, me një front të gjerë sulmi. Luajti kështu deri në momentin e kartonit të kuq sepse ai e penalizoi jo vetëm Vllazninë por edhe ndeshjen”./SHKODRA-SPORT.COM/