Dita e nesërme do të dhurojë një ndeshje shumë interesante, të vlefshme për kampionatin e moshave, atë të 19-vjeçarëve, në mes Shënkollit dhe Vllaznisë. Kështu, 19-vjeçarët e Vllaznisë do të zhvillojnë ditën e nesërme ndeshjen e rradhës ndaj Shënkollit në transfertë, teksa ekipi kuqeblu do synojë fitoren e 9-të rradhazi.

Megjithatë, nga ana tjetër, 19-vjeçarët shkodranë presin të mos kenë probleme me gjykimin, ashtu siç ndodhi dje në ndeshjen e U17. Ndeshja e nesërme e ashtuquajtur “derbi”, poashtu pritet me interes nga të dy ekipet, pasi bëhet fjalë për dy skuadra të forta, që vitet e fundit kanë nxjerrë lojtarë cilësorë nga rradhët e tyre.

Skuadra e 19-vjeçarëve të Vllaznisë, që drejtohet nga trajneri Vioresin Sinani, është një skuadër, e cila mundohet të luajë bukur futboll dhe që në rradhët e së cilës ka lojtarë me cilësi të mira. Jo më kot, skuadra e 19-vjeçarëve kryeson renditjen, duke qenë në vendin e parë.

19-vjeçarët e Vllaznisë janë një skuadër që mbrohen mirë dhe sulmojnë rrezikshëm dhe padyshim që nesër pritet fitore nga ta, fitore kjo qe do te ishte e nenta per ta. Deri më tani, trajneri Vioresin Sinani, ka krijuar një ansambël që luan bukur futboll dhe padyshim që priten edhe rezultatet pozitive, për të kurorëzuar në fund titullin kampion.

Ndeshja e nesërme, Shënkolli-Vllaznia U19, do të luhet në Shënkoll duke nisur nga ora 14:00.
Maringlen ZHIVANI