Erdenis Gurishta doli nga fusha i dëmtuar në sfidën ndaj Partizanit. Kapiteni i Vllaznisë rrezikoi duke u futur në fushë i dëmtuar, ndërsa më pas stafi mjekësor vendosi që ta zëvendësonte për të mos e rënduar më shumë dëmtimin e tij.

Ditën e sotme, mbrojtësi ka kryer analizat mjekësore dhe nuk ka asgjë serioze. Lajmi është konfirmuar nga vetë Gurishta përmes një postimi në rrjetet sociale.

Kapiteni ka qetësuar të gjithë tifozët e Vllaznisë, por edhe për stafin teknik duke treguar se shumë shpejt do të jetë në fushë për të dhënë kontributin e tij.

“Faleminderit të gjithëve për interesimin rreth dëmtimit në ndeshjen e fundit. Pas kontrolleve mjekësore ditën e sotme, doli që nuk ishte diçka serioze. Shumë shpejt në fushë”, shkruan Gurishta në postimin e tij./newsport/