Erdenis Gurishta mban fjalën e dhënë. Pak ditë më parë, kapiteni i Vllaznisë përmes një postimi në rrjetet sociale kërkoi të ndihmonte familjet që kishin nevojë emergjente për ushqime për shkak të varfërisë.
Tashmë, mbrojtësi shkodran ka nisur të shpërndajë ushqime për këto familje në vështirësi ekonomike dhe një gjë e tillë është postuar nga shoku i tij i skuadrës, Herald Marku.
“Shumë persona flasin për të varfërit, por pak flasin me ta”- shkruan Marku në videon e postuar teksa shihet edhe Gurishta që i jep një qese me ushqime një familje në nevojë.
Kapiteni kuqeblu ne fakt pak dite me pare mori inisiativen per te mbledhur ushqime dhe ndihma per njerezit ne nevoje dhe tashme po e konkretizon kete gje. Nje gjest vertete fisnik i tij.