Konsiderohet si nje nga atletet me me te ardhme ne vendin tone. 19 vjeçari shkodran Heldi Valikaj deri me tani ka arritur disa rezultate te larta ku spikat ai i kampionit te Ballkanit per kategorine U20.

Synimet e tij per te ardhmen jane shume ambicioze per te ardhmen teksa synon te jete ne mes me te mireve te Europes per moshen e tij. Heldi ka besim se do ia dale, fale talentit qe zoteron por edhe punes sistematike qe ben çdo dite me trajnerin e tij Dorian Tafa.

Ai ka pranuar te flase per “Shkodra Sport” teksa i ka rrefyer gazetares Fabiola Caka gjithçka, duke filluar nga hapat e pare te karrieres, ecuria e deritanishme dhe ajo çfare synon per me tej. Per me shume lexoni intervisten e Valikajt dhene per gazeten tone:

– Si kanë qenë fillesat e tua me këtë sport?

Një nga rastësitë më të bukura në jetën time ishte ajo e nisjes së këtij sporti. Isha në moshën 14 vjeçare kur babai im mendoi të më rregjistronte në sportin e atletikës dhe që atëherë atletika është pjesë e imja dhe unë pjesë e saj.


– Kush ishte mbështetja ose personi i parë që besoi tek ty?

Në nisjen e këtij rrugëtimi, padiskutim që ka të bëjë babai im, por personi që besoi në aftësitë e mia është ish-trajneri im, Fatjon Serhati i cili për momentin ndodhet jashtë vendit. Ishte profesor Fatjoni i cili më mbështeti dhe më trajnoi për të më përcjellur më vonë në duart e një tjetër trajneri plot vlera siç është profesor Dorian Tafa.

– Si stervitesh, si punon?

Unë stërvitem çdo ditë të javës rreth dy orë në terrenin e stadiumit “Loro Boriçi” dhe më pas vazhdoj seancën e dytë në ambjent të mbyllur, në palestrën “Top sports gym”, e cila konsiston në ushtrime force dhe zgjat rreth një orë.

– Në garat e Kupës së Shqipërisë për të rritur që u zhvillua në Elbasan, në kërcimin për së gjati, keni zënë vendin e dytë pak ditë më parë. Si ndiheni pas këtij rrezultati të arritur?

Jam i lumtur deri diku me rezultatin e arritur pasi unë vij pas dy dëmtimeve të njëpasnjëshme në gjurin dhe kofshën e djathtë. Këto dëmtime më penalizuan pasi duhej të bëja pushim dy muaj. Rezultati i arritur në Elbasan me kërcimin prej 7.45 m, më motivon për vazhdimësinë time pasi ky i fundit më renditi në 5-shen më të mirë të Europës.


– Cilat janë objektivat tuaja për vazhdimësinë?

Objektivat e rradhës janë thyerja e rekordit kombëtar për moshat U20 në 7.63metra, podiumi në kampionatin Europian i cili do të zhvillohet në Estoni në muajin Korrik, si dhe hyrja në finalen e kampionatit Botëror U20 në muajin Gusht në Kenia. Besoj se me ndihmën e Federatës Shqiptare të Atletikes, S K.Vllaznia si dhe KOKSH, këto ambicje do të përmbushen.
Intervistoi: Fabiola CAKA