Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLI I FEMRAVEKapitenia e kombëtares Rrahmani dhe dy malazeze tek Vllaznia

Kapitenia e kombëtares Rrahmani dhe dy malazeze tek Vllaznia

Nisja e përgatitjeve të rradhës për edicionin e sivjetëm të Ligës së Kampioneve, ka bërë që presidenti i Vllaznisë së femrave të ndërhyjë në merkato për ta plotësuar skuadrën me lojtare cilësore ku ajo ka patur nevojë. Ditët e fundit ai ka kryer tri goditje të rëndësishme duke marrë kapitenen e kombëtares shqiptare Albina Rrahmani dhe dy futbolliste të kombëtares malazeze.

Rrahmani padyshim që është një përforcim i rëndësishëm për repartin e mbrojtjes së kuqebluve teksa me eksperiencën e saj do ta ndikojë shumë skuadrën e drejtuar nga trajneri Leka në ndeshjet e rëndësishme ndërkombëtare. Përveç saj, pritet që edhe dy malazezet të japin kontributin e vet. Darija Xhukiç është 26 vjeçe, luan si mesfushore dhe në sezonin e fundit ka qenë pjesë e ekipit malazez Ekonomist. Xhukiç është pjesë e kombëtares malazeze, ashtu si dhe lojtarja tjetër e ardhur tek Vllaznia Jadranka Paviçeviç. Kjo e fundit është 28 vjeçe dhe në sezonin e fundit ka qenë pjesë e ekipit serb Masinac. Të reja këto futbolliste pritet të japin kontributin e tyre tek skuadra shkodrane. Ato janë bashkuar me ekipin që ditën e djeshme, madje sot kanë udhëtuar me të drejt Greqisë për të marrë pjesë në turneun ballkanik që do të zhvillohet në Alexandropoulis.

www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments