Karriera e sportistes lezhjane Mikela Skandaj ne Itali po njeh vetem rritje. Kuptohet qe gjerat po shkojne mire si ne tapet ashtu edhe jashte tij teksa ndonese eshte ne moshe te vogel, ajo po merr edhe vleresimet e duhura nga institucionet perkatese.

Veren qe shkoi ishte kryebashkiaku i Lezhes Pjerin Ndreu i cili i rezervoi nje pritje te veçante ne zyren e tij duke e falenderuar per te gjitha arritjet e deritanishme dhe duke i uruar suksese te tjera per te ardhmen.

Por nderkohe dy dite me pare Komuna “San Martin” ne Itali, vend ku ajo jeton bashke me familjen e saj, ka organizuar nje feste per te respektuar sportistet ekselente te vitit 2022 dhe nje nder te perzgjedhurat ishte edhe shqiptarja Mikela Skandaj, pikerisht per titullin kampione e Italise dhe nenkampione e Europes ne sportin e karatese.

Sebashku me diplomen talentja Lezhjane morì edhe mbeshtetjen nga kryetari I komunes per kampionatin italian te karatese qe zhvillohet ne Ancona ne fund te ketij muaji. Njekohesisht e motivoji ate duke i thene qe ti je nje medaliste e shkelqyer dhe kerkoj nga ti qe t’i sjellesh sa me shume medalje komunes tone. Ai ka qene prezent edhe ne kampionatin Europian dhe prandaj e vleresuan si sportitja ekselente e komunes.

Mikela ne fakt nuk ka nder mend te nalet. Kete muaj ajo ka marre ftesa edhe per dy gara perveç finales se kampionatit italian dhe padyshim qe do te synoje te tjera arritje.
Gjergj KOLA