Vllaznia ka luajtur sot kundër Laçit, ndeshje e vlefshme për Kategorinë Superiore U-21. Sfida ka përfunduar në barazim 1-1. Takimi ka qenë mjaft i luftuar nga të dy ekipet. Fillimisht kanë qenë miqtë që kanë shënuar me Rapon në minutën e 31-të.

Pjesa e dytë ishte më e ndezur. Për vendasit del me karton të kuq Sekja, i cili në minutën e 49-të e lë skuadrën me 10 lojtarë.

Megjithatë shkodranët ishin mjaft këmbëngulës dhe në të 69-tën Mali arrin të barazojë shifrat. Madje Eraldo Deda ka patur nje mundesi shume te mire edhe per te dyfishuar shifrat, por ka vonuar ne gjuatje duke shperdoruar nje mundesi te arte.

Po ashtu kuqeblute e drejtuar nga trajneri Fatjon Hasani kane patur edhe nje pretendim per 11-metersh, por arbitri nuk ka qene i ketij mendimi dhe ka vazhduar lojen.

Perfundimisht i gjithe takimi eshte mbyllur ne barazim 1-1 dhe pas kësaj ndeshje, Laçi mbetet në vendin e parë me 29 pikë, ndërsa Vllaznia në të tretin me 26 pikë.