Manchester City, Chelsea, Tottenham dhe Manchester United do të marrin mbi 1.5 milionë paund për lejimin e lojtarëve të tyre të përfaqësojnë vendet e tyre gjatë fazës së grupeve të Kupës së Botës. Kjo shifër mund të shkojë deri në 2 milionë paund në varësi të mënyrës se si shkojë rrugëtimi i skuadreve të tyre në Katar.

FIFA do të paguajë klubet për çdo ditë të qëndrimit të lojtarëve të tyre atje, pasi ata përballen për herë të parë në histori do të përballen me një pushim në mes të sezonit futbollistik.Kampionati i Premier Ligës u mbyll të dielën, ndërsa mbi 100 lojtarë nga të gjithë 20 klubet kanë nisur përgatitjet për të fluturuar në Lindjen e Mesme.

Klubet do të luten që tu kthehen lojtarët e tyre me një faturë të pastër shëndetësore. Megjithatë, ata do të kompensohen për humbjet e tyre, me ato klube që kanë ofruar më shumë lojtarë të shpërblyer më mirë. FIFA do të paguajë rreth 8,500 paund për lojtar, në ditë. Do të ketë gjashtë ditë stërvitje përpara turneut dhe një fazë 13-ditore në grupe që do të thotë se çdo lojtar do t’i japë klubit të tij të paktën për 19 ditë, një total prej 161,500 paund.

Përtej kësaj varet shumë nga sa përparon secila kombëtare, me garën që do të vazhdojë edhe për 16 ditë të tjera pas ndeshjes së fundit në grup. City, kampioni në fuqi i Anglisë, ka ofruar 16 lojtarë, United 14 lojtarë, Chelsea dhe Tottenham kanë nga 10 lojtarë që shkojnë në Kupën e Botës. Liverpool me 6, ka numrin më të vogël të lojtarëve që largohen për në Kupën e Botës. Ndërsa Arsenali kryesues i premier League ka 5 lojtarë që shkojnë në botëror.