Kastrioti do të luajë sot në transfertë kundër Vllaznisë, ndeshje e vlefshme për javën e 27-të të Superiores.

Ky takim është mjaft i rëndësishëm për ekipin krutan për misionin “mbijetesë”. Në skuadër mbizotëron klima pozitive dhe kjo shihet edhe në një postim të bërë nga trajneri Bekim Kuli.

Ndihmësi i Emiliano Çelës ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shfaqet bashkë me skuadrën duke shijuar bukurinë e Liqenit të Shkodrës, në shëtitoren e Shirokës.

Krutanett ndodhen qe mbreme ne Shkoder dhe paraditen e sotme kane zgjedhur te kalojne disa çaste ne kete pike turistike. Ndeshja Vllaznia – Kastrioti është programuar të zhvillohet në orën 17:45 në stadiumin “Loro Boriçi”.