Trajneri i Kastriotit Emiljano Çela, foli para sfidës që skuadra e tij do të zhvillojë ditën e nesërme ndaj Dinamos. Në një prononcim për shtyp, tekniku i krutanëve, analizoi formën dhe situatën aktuale që skuadra e tij po kalon, ku ndër të tjera u shpreh:
Forma dhe përgatitjet për ndeshjen ndaj Dinamos- Ka qenë një javë shumë e mirë, kemi punuar me intesistet. Kemi parë disa gabime që shfaqëm javën e kaluar. Kemi punuar, mendoj se ekipi është mirë dhe dëmtime nuk kemi. Jemi shumë mirë dhe në tonus për këtë ndeshje.
Ne kemi më shumë nevojë për pikë. Padiskutim që të gjithë ndeshjet në Superiore janë të vështira. Të gjithë ekipet janë profesioniste, kanë lojtarë të mirë, punojnë në mënyrë profesionale. Ndeshja do të jetë shumë e vështirë! Shpresoj dhe besoj që ta ekzekutojmë mirë këtë ndeshje, dhe të jemi në ekuilibër gjatë gjithë kohës. Besoj që me agresivitetin që na karakterizon në të dyja fazat e lojës, besoj do të dalim me rezultat pozitiv.
Largimi Prodanit- Patjetër që do të ndikojë largimi i tij. Prodani ishte lojtar i rëndësishëm i ekipit të Kastriotit, dhe i uroj suksese.
Kalendari- Ndeshjet tona brenda quhen ndeshjet në fushën asnjanëse të Kamzës. Ne jemi Kastrioti, dhe brenda kemi qytetin e Krujës. Besoj se ky fakt nuk vlen fare, qoftë për ne dhe për çdo ekip të Superiores”, përfundoi Çela.