Vllaznia e volejbollit te femrave ka fituar pasditen e sotme ndaj Barletit me rezultatin 3-1 ne ndeshjen e luajtur ne “Qazim Dervishi” dhe me kete fitore ka forcuar pozitat e saj ne vendin e katert ne renditje.

Per momentin ky duket se eshte pozicioni real i ekipit shkodran qe ne fakt e ka nisur sezonin me pretendime shume serioze, por disa probleme te dala rruges, shoqeruar edhe me largimin e disa lojtareve, kane bere qe Vllaznia te kete disa luhatje.

Per me teper edhe nje numer te reduktuar lojtaresh teksa edhe ne sfiden e sotme ne protokoll ka patur vetem 10 sportiste. I pyetur ne lidhje me kete çeshtje, trajneri Lisha per “Shkodra Sport” pas ndeshjes eshte shprehur se ka patur biseda me dy prej lojtareve te larguara, duke i ofruar mundesine e rikthimit ne ekip, por ata nuk kane pranuar.

“Une personalisht kam takuar dy prej vajzave qe jane larguar nga Vllaznia, emrat e tyre nuk kam deshire t’i jap dhe as njera dhe as tjetra nuk jane rikthyer. U kam kerkuar te vijne sepse kemi nevoje per vajza. Une nuk mund t’i lutem askujt, nuk mund t’i lutem as femijeve te mi.

Thjesht u thashe hajdeni se kemi nevoje, por nuk e bene kete gje. Ato japin gjithefare arsyesh, por arsyet reale jane sepse une kerkoj me ba stervitje, kaq. U kerkoj te dalin stervitje dhe kjo eshte gjeja me normale ne sport. Ne duke bere gjithe kete stervitje dhe kemi probleme me thashe dhe jo me qe te mos stervitemi ashtu si duhet.

Ajo eshte zgjedhja e tyre per te mos u rikthyer, por ne do te na benin shume pune, te gjitha vajzat qe jane larguar te kishin qene ketu sot, do kishte qene tjeter histori sot”- ka thene Lisha./SHKODRA-SPORT.COM/