Me fitore e ka mbyllur kete jave edhe ekipi i volejbollit te meshkujve te Vllaznise, i cili per koincidence ashtu si dhe ekipi i femrave e ka humbur setin e pare, por ne fund ka triumfuar ne shifrat 3-1 ndaj Studentit.

Ndeshja e luajtur mbremjen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ka nisur me nje rivalitet te forte ne mes dy ekipeve, por ne fund te setit te pare jane miqte nga kryeqyteti te cilet tregohen me te sakte dhe e kane fituar ate ne shifrat 26-24.

Nje gje e tille ve ne levizje kuqeblute e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja te cilet reagojne menjehere dhe e fitojne setin e dyte pa shume veshtiresi ne shifrat 25-16 duke barazuar ne kete menyre numrin e seteve ne 1-1.

Edhe i treti nuk ka shume rivalitet dhe Vllaznia do ta fitonte me rezultatin 25-18, por krejt ndryshe do te ndodhte me setin e katert i cili ashtu si dhe i pari do te kishte nje gare te forte deri ne fund dhe pas barazimit 22-22, eshte skuadra shkodrane qe shkeputet dhe e fiton ate 25-22.

Ne kete menyre edhe krejt ndeshjen me shifrat 3-1 duke marre nje trepikesh me vlere, me te cilin ngjitet ne vendin e katert te renditjes me 12 pike te grumbulluara duke qene ne kete menyre brenda objektivit te vet./SHKODRA-SPORT.COM/