Kastrioti mori pikë të rëndësishme në Durrës, e madje ishte shumë afër fitores e cila I iku nga duart për pak minuta. Te Kastrioti mungesa të sigurta në Durrës ishin kapiteni Emiljano Çela, Sebino Plaku, Armando Rami dhe Rei Nuriu.
Në dyshim për trajnerin Ndreu ishin edhe dy afrikanët, Husein dhe Bojom. Dy titullarë që kanë spikatur te krutanët vitet e fundit dhe që kanë vend stabël në 11-shen bazë, ndonëme këta sakrifikuan dhe e nisën si titullarë në “Niko Dovana”.
E gjithë vëmendeja është për ndeshjen e shtëpisë me Vllazninë, dhe për këtë sfidë kanë nisur përgatitjet që ditën e dielë.
Trajneri Ndreu madje ka zhvilluar një seancë të lehtë me skuadrën që të dielën, ndërsa më pas janë mbledhur dhe kanë qendruar të bashkuar për të kaluar disa orë së bashku, çka tregon se fryma në klubin krutan është mjaft e mirë para ndeshjes me shkodranët…/vipsport/