Kastrioti do të luajë në fundjavë ndaj Teutës në transfertë. Për këtë ndeshje, e cila do të zhvillohet të dielën në Shkodër në orën 16:45, stafit teknik i janë rikthyer edhe tre lojtarët që munguan në përballjen me Laçin: Kodra, Greca dhe Dida.

Të tre lojtarët do të jenë në dispozicion të trajnerit Çela për këtë përballje dhe në këtë mënyrë e gjithë skuadra është e gjitha në dispozicion të stafit teknik.

Krahas lojtarëve që kanë luajtur rregullisht në këta dy muaj, dje ka nisur stërvitje normale me grupin edhe Joan Çela, mesfushori anësor që është dëmtuar pikërisht ndaj Teutës në “Loro Boriçi”, sot bën plot katër muaj nga operacioni dhe që dje, mesfushori ka filluar stërvitjet me grupin.

Deri në arritjen në formën optimale, 22-vjeçarit do t’i duhen dhe disa javë, pasi vjen pas një kohe të gjatë pushimi.

E KALUARA – Kastrioti do të luajë drejtpërdrejt me durrsakët një ndeshje mbijetese, ndonëse në mes janë 6 pikë larg. Ama Kastrioti ka marrë katër pikë me Teutën këtë sezon, sepse e ka mundur një takim dhe një sfidë tjetër është barazuar.

Skuadra është e plotë, ndërsa kthehet edhe Greca që ka qenë vendimtar në disa takime këtë sezon në Superiore. Kastrioti më pas do të luajë me Partizanin dhe do të udhëtojë në Shkodër ku do të përballet me Vllazninë.