Tirana luan të diel në 13:45 me Kastriotin në transfertë. Sfida e javës së 21-të në Superligë është e rëndësishme për krutanët, që luajnë në stadiumin e Kamzës.

Të ndodhur në fundin e tabelës së klasifikimit, klubi i ka bërë thirrje tifozëve për përkrahje sepse eshte nje takim ne te cilin duan te tentojne te marrim pike, pavaresisht se luajne me ekipin kryesues te kampionatit.

Duke qenë se luajnë ndaj Tiranës kryesuese, drejtuesit e kanë parë të udhës që të hapin edhe sektorët e tjerë të stadiumit për tifozët. Veç tribunës kryesore, edhe ato përballë saj pritet të hapen për tifozët e Kastriotit.

Në një ndeshje delikate dhe kundër 25 herë kampionëve të vendit, Kastrioti ka gjetur çelësin e suksesit te tifozët, që në Kamëz për krutanët nuk kanë munguar.