Tifozet e Vllaznia jane bere gati per ne Tirane. Grupimi i tribunes “C5” prej disa ditesh permes rrjeteve sociale ka bere thirrje per t’u bashkuar dhe per te udhetuar sa me shume ne numer te shtunen per ne kryeqytet.

Per momentin ende nuk ka nje numer konkret se sa tifoze do te jene ne kete udhetim, por gjasat jane qe numri te jete me i madh se ne transferten e kaluar ndaj Tiranes po ne “Air Albania”.

Tifozet e tribunes “C5” kane caktuar oren 13.30 te se shtunes per t’u nisur nga sheshi prane Teatrit “Migjeni” drejt Tiranes. Tashme ata thuajse kane mbyllur pergatitjet dhe çdo gje eshte gati.

Per sfiden ndaj Partizanit, pritet qe tribunat V101, V102, V103 (ato te rradhes se kaluar ne sfiden ndaj Tiranes) te jene serish te mbushura dhe madje, numri i tifozeve shkodrane te jete edhe me i madh ne mbeshtetje te Vllaznise dhe duke shpresuar per nje fitore te saj ndaj Partizani./SHKODRA-SPORT.COM/