Berat Gjimshiti ka për detyrë të mbrojë Atalantën nga gola të pësuar dhe e ka bërë mirë këto sezone por sot gladiatori kuqezi ka bërë edhe shënuesin, madje goleadorin me dy gola.

Mbrojtësi shqiptar, titullar i padiskutuar te zikaltërit, sot u bë protagonist në Europa League teksa nxjerr nga situata ekipin duke shënuar një gol me shumë peshë për vendasit.

Në duelin e parë të playoffit në Europa League, Gjimshiti vendos barazpeshën në 61’ duke nxjerr nga vështërisia ekipin e Gasperinit. Ai goditi me kokë një top të saktë nga goditja e këndit duke bërë të shpërthejë stadium me tifozë.

Nuk mjaftoi ky gol pasi 2 minuta më pas ai shënon edhe një tjetër, atë të përmbysjes së madhe. Këto janë dhe dy golat e parë për këtë sezon për të, ndiqeni.