Tashmë nuk ka më dilema: Roberto Mancini është zyrtarisht trajneri i kombëtares të Arabisë Saudite.

Këtë lajm e ka bërë publik institucioni më i lartë i futbollit në Arabinë Saudite përmes rrjeteve sociale ku kanë publikuar një video të teknikut italian.

“Kam bërë histori në Evropë, tani është koha për të bërë histori në Arabinë Saudite”, me këto fjalë trajneri Roberto Mancini zyrtarizon pozicionin e tij të ri, atë të trajnerit të kombëtares së Arabisë Saudite.

largimi i tij nga drejtimi i kombetares italiane ne fakt nuk eshte pritur mire si nga drejtuesit e Federates ashtu edhe nga nje pjese e opinionit sportiv, megjithate Mancini ka menduar te nise nje pervoje te re ku padyshim qe do te kerkoje serish suksesin.