Me fitoren në miqësoren me Besën, Kastrioti u ka dhënë fund përgatitjeve në stadiumin “Redi Maloku”. Skuadra krutane është nisur dje për fazë përgatitore në Maqedoninë e Veriut, ku do ta kryejë atë në qytetin e Strugë.
Kastrioti do të kryejë minifazën intensive në shtetin fqinj deri më 12 gusht.
“Panorama Sport” ka mundësuar pamje nga stërvitja e parë e lojtarëve të skuadrës krutane nga qyteti i Strugës.
Gjatë kësaj kohe pritet që të besuarit e trajnerit Çela të zhvillojnë edhe disa teste miqësore, si dhe mbeten të hapur në merkato për përforcime të tjera.