Tirana u eleminua më 28 korrik nga Zrinjski në turin e dytë të Conference League, duke mbyllur aventurën europiane për këtë sezon.

Skualifikimi më i shpejtë i mundshëm për ta, u dha 3 ditë pushim. Sot kampionët e vendit kthehen në fushën e blertë për të rifilluar përgatitjet nën drejtimin e Orges Shehit.

Objektivi kryesor është i qartë, mbrojtja e titullit kampion. 26 herë fituesit e kampionatit shqiptar do tentojnë sërish triumfin, ndërsa kujtojmë që mbajnë rekord në vendin tonë.

Më 20 gusht kryeqytetasit nisin misionin e vështirë për të mbrojtur trofeun madhor në Shqipëri, teksa përballja e parë i gjen kundër Kukësit të Skënder Gegës.