Kombëtarja shqiptare e boksit ka hyrë tashmë në përgatitjet e fundit për turneun ndërkombëtar të Stranjas në Bullgari ku do të marrin pjesë. Ata do të nisen nga Shkodra ditën e dielë dhe në rradhët e sportistëve ka besim se në këtë turne, pavarësisht pjesmarrjes së boksierëve nga 40 shtete të botës, do të bëjnë një paraqitje të mirë dhe pse jo, të synojnë edhe vendet e para.Turneu i Bullgarisë do të zgjasë pesë ditë me rradhë dhe në kombëtaren tonë bëjnë pjesë Alban Beqiri, Klevis Vrapi, dy shkodranët Arjon Kajoshi dhe Syrjan Marinaj si dhe boksieri vlonjat Krenar Zeneli, të cilët edhe ata kanë pretendimet e veta në këtë aktivitet të
rëndësishëm.


Trajnerë të ekipit ndërkohë do të jenë Zef Gjoni dhe Jozef Sermi. Natyrisht që futja në zonën e medaljeve konsiderohet në pamje të parë një mision i pamundur për boksierët tanë, megjithatë ata do të tentojnë deri në fund. E rëndësishme është të tregojnë vlera sa më të mira në këtë turne ku do të marrin pjesë boksierë shumë të mirë nga vende të ndryshme të botës.