Vllaznia e futsalles eshte ndalur ne javen e trete te kampionatit dhe per me teper ne fushen e saj dhe ndaj nje rivali direkt si Flamurtari. Ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” vlonjatet kane fituar 3-2.

Ka qene nje ndeshje me shume emocione dhe rivalitet. Te paret kane kaluar ne avantazh miqte dhe me pas ka barazuar Fatjon Kiri per Vllaznine. Ne kete menyre, pjesa e pare e takimit eshte mbyllur ne shifrat e barabarta 1-1.

Pjesa e dyte ka nisur ne sulm per shkodranet por ne nje moment, Gokaj gjuan fort nga distanca dhe portieri Lopçi e grushton topin por pa e zoteruar ate dhe nga kjo perfiton shkodrani tjeter i Flamurtarit Besfort Gjoklaj qe e dergon topin ne rrjete.

Pak minuta me vone, eshte shkodrani tjeter Semir Gokaj qe me nje gjuajtje tokazi ka shenuar edhe golin e trete per Flamurtarin. U duk se ne shifrat 3-1 ndeshje do te mbaronte, por nuk do te ndodhte keshtu.

Kuqeblute krijojne disa raste shenimi, por çuditerisht Lekaj, Dushaj, Lera e Laçeja i humbasin ato, madje edhe portieri Lopçi do te humbiste nje penallti. Pak para fundit do te ishte Senad Leka qe do shenonte golin e dyte per Vllaznine. Madje po ky lojtar ne fund do te kishte mundesine te shenonte edhe golin e trete dhe te barazonte shifrat por nuk ndodhi keshtu.

Perfundimisht 3-2 per Flamurtarin qe vazhdon te kryesoje tashme i vetem renditjen ne kuoten e 9 pikeve, nderkohe qe Vllaznia mbetet ne vendin e dyte me 6 pike./SHKODRA-SPORT.COM/