Kastrioti ka regjistruar sot një fitore të bujshme ndaj Egnatias pretendente për Europën, duke martë tri pikë që e kthejnë me forcë në luftën për mbijetesë.

Ekipi krutan ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë duke diktuar ritmin që në fillim. Kartoni i kuq i Malotës ua bëri më të thjeshtë lojën dhe ata iu afruan disa herë portës kundërshtare, teksa rrogozhinasit bënë shumë pak në krahasim me ndeshjet e kaluar.

Goli i Grecës në fund ishte ai që vendosi fatin e sfidës dhe i dha Kastriotit tre pikë që bëjnë reale shanset për mbijetesë.

KASTRIOTI-EGNATIA 1-0
80′ Greca