Ditën e djeshme u luajt java e 31-të e Superligës Shqiptare, Tirana fiton në frymën e fundit ndaj Kastriotit duke ruajtur diferencën +5 pikë nga ndjekësi i tyre Partizani.

Ndeshja u luftua nga të dyja anët por ishin Bardhebultë ata të cilën në minutën e 91’ arritën të gjenin rrjetën me anë të mesfushorit Ardit Hila, gol që u kushton shumë krutanëve. Tashmë ato e shikojnë veten -6 pikë nga Kukësi i vendit të 8-të.

Kur kan mbetur edhe 5 javë nga fundi i Superiores, Çelës i vështirësohen akoma më shumë llogaritë pasi humbi dy titullarë të rëndësishëm në momentin e festimit të golit nga kryeqytetatsit. Gjithçka nisi kur në festimin e golit fubollistët krutanë kapen më Lushkjen i cili futet në fushën e lojës për të festuar golin.

Bëhet fjalë pikërisht për Karakaçin dhe Selmanin. Mesfushori u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pasi për pak sa nuk godet me kokë te arbitëri i ndeshjes, ndërsa mbrojtësi tentoj të kap dorën e këtij të fundit gjë që solli edhe kartonin e kuq.

Tashmë timonieri i krutanëve në ndeshjes e rradhës ndaj vllaznisë do ti duhet të bëjë llogaritë pa dy titullarët e tij dhe lufta për një vend në superiore duket shumë e vështirë.
Kujtojmë se përballja mes Kastriotit dhe Vllaznisë do të luhet në “Elbasan Arena” ditën e shtunë duke nisur që nga ora 15:00./newsport/