Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKastrioti shpëton sezonin, krutanët mposhtin Tomorin dhe qëndrojnë zyrtarisht në Superiore

Kastrioti shpëton sezonin, krutanët mposhtin Tomorin dhe qëndrojnë zyrtarisht në Superiore

Kastrioti ka arritur të sigurojë zyrtarisht qëndrimin në Kategorinë Superiore për sezonin e ardhshëm.

Krutanët kanë mposhtur në ndeshjen “Play-Out”, Tomorin me rezultatin 2-1, duke shpëtuar kështu sezonin. Një gol i Mehmetit në minutën e 45-të dhe Rezit në minutën 63-të, i dhanë një fitore shumë të rëndësishme skuadrës së Ndreut.

Tomori nga ana tjetër kishte rastet e saj për shënim, ku vlen të theksohet si i minutës së 43-të, kur Canka u ndal te tranversa, ndërsa në të njëjtin aksion, Rezi zhbllokoi sfidën.

Beratasit ngushtuan shifrat në minutën e 93-të, duke shënuar me Qaton , por që vlejti vetëm për statistikë, pasi nuk ndryshoi asgjë. Tomori sezonin tjetër do luajë në Kategorinë e Parë.

FT| Kastrioti-Tomori 2-1

Mehmeti 45′, Rezi 63’/ Qato 90+3′

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments