Federata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjitha klubet dhe skuadrat e interesuara se më datë 28 tetor 2019, ditë e hënë, do të fillojnë regjistrimet për sezonin e ri, të Kategorisë së Tretë, edicioni futbollistik 2019-2020.

Periudha për tu anëtarësuar dhe për tu bërë pjesë e kësaj gare është 28 tetor-20 nëntor 2019. Të gjithë të interesuarit janë të lutur të paraqiten pranë zyrës së Futbollit Amator në FSHF.

Gjithashtu për t’u informuar mund të dërgoni një email (mbaci@fshf.al), në adresë të përgjegjësit të këtij sektori, z.Millan Baçi, i cili do të ndihmojë në çdo procedurë.

Tashme mbetet per t’u pare nese do te kete ndonje ekip nga zona e Shkodres qe do te rregjistrohet apo jo ne kete kategori. Ne fakt ka shume futbolliste te cilet mbushin moshen 19 vjeç dhe me pas nuk e vazhdojne me karrieren e tyre duke mos patur mundesi te depertojne ne ekipet e te rriturve.

Krijimi i nje ekipi te ri qe do startonte nga kategoria e trete, pse jo do te ishte nje mundesi shume e mire per ta por deri tani ende nuk ka gje konkrete nese do te kete ndonje ekip qe do te rregjistrohet aty.