Larg per momentin por Vllaznine vazhdon ta ndjeke. Ervis Kraja, ish- trajneri i Vllaznise ndodhet ndodhet ne Australi vazhdon te perjetoje gezimet dhe hidherimet e ekipit kuqeblu njelloj sikur te ishte ketu.

Per kete arsye, ai se fundi me nje postim ne rrjetet sociale ka reaguar pas fitores qe kuqeblute kane arritur ne Vlore ndaj Flamurtarit, nje fitore kjo me shume vlere qe e ringjit ekipin shkodran serish ne vendin e dyte te renditjes.

Ne kete postim, Kraja i ku thur elozhe per te gjithe stafin, duke filluar nga administratori e me rradhe, nderkohe qe thumbon “smirushat”.

“Bravo, bravo e vazhdoni keshtu sepse meritoni respekt duke filluar nga Suadi, trajneri e te gjithe ju Lojtare qe po beni punen me se miri ndryshe nga ç’menduan smirushat ne fillim te sezonit”- shkruan Kraja.

Vllaznia i ka bere nje mbyllje te mire fazes se pare te kampionatit por duhet te vazhdoje ne kete menyre dhe per rrjedhoje, ajo qe ne ndeshjen e pare te fazes se dyte, asaj me Laçin, do te synoje padyshim te marre serish pike.
www.shkodrasport.com