Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEKategoria e Dytë kërkon një kampion, caktohet edhe vendi dhe ora e...

Kategoria e Dytë kërkon një kampion, caktohet edhe vendi dhe ora e finales së madhe

Mbyllja e këtij sezoni në Kategorinë e Dytë ka dekretuar si ekipet më të mira të grupeve përkatëse skuadrat e Shkumbinit dhe Maliqit, që kanë dominuar në këtë edicion dhe kanë siguruar një biletë për ngjitjen në Kategorinë e Parë.

Një rikthim për Shkumbinin, ndërsa për Maliqin një risi, pasi për herë të parë arrin të futet mes profesionistëve.

E megjithatë, kërkohet një kampione edhe për këtë kategori dhe të shtunën, dy skuadrat do të përballen me njëra-tjetrën për të përcaktuar se kush ka qenë më e mira e këtij eedicioni në Kategorinë e Dytë.

FSHF ka caktuar stadiumin “Elbasan Arena” si vendin ku do të zhvillohet finalja, ashtu si për Kategorinë e Parë. Sfida do të luhet të shtunën në orën 16:00 dhe për të gjithë sportdashësit, do të transmetohet nga RTSH Sport. /vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments