Një detaj që nuk mund t’i shpëtojë syrit të Xavi Hernandezit. Trajneri i Barclonës, teksa po admironte shtatoren e Diego Armando Maradonës, të ekspozuar brenda stadiumit të Napolit, vuri re një “gabim” në konceptimin e veprës.

“Ai e ka topin në këmbën e djathtë, por ishte mëngjarash”, – tha Xavi, i habitur nga zgjedhja e autorit. Gjatë konferencës, Xavi foli për emocionet e tij para ndeshjes me Napolin në stadiumin që mban emrin e legjendës.

“Do të jetë nder për Barcelonën të luajë në stadiumin “Maradona”. Ai ishte një kampion i jashtëzakonshëm, ne ende i shikojmë videot e tij.

Mbetet referencë. Pa Leo Messin, ai do të ishte më i miri i të gjitha kohërave. Diego ishte më i miri në kohën e tij.”