Skënderbeu do të luajë nesër sfidën e javës së 22-të të Superligës. Korçarët renditen në vendin e fundit dhe këtë javë presin në shtëpi Vllazninë, ndërsa sfida do të nisë në orën 16:45.

Edhe për këtë takim, trajneri Memelli do të ketë sërish mungesa për shkak dëmtimesh, por edhe pezullimesh. Uerdi Mara dhe Vangjeli janë dy lojtarët e fundit që i shtohen listës së mungesave pasi që të dy lojtarët kanë plotësuar numrin e kartonave të verdhë e për këtë arsye nuk do të kenë mundësi që të luajnë përballë Vllazninë.

Një “hall” më shumë për Memelli i cili nuk ka në dispozicion një mesfushor organizator për këtë takim pasi edhe Moraes vijon të jetë i dëmtuar.

Në stërvitjen e sotme, pritet që stafi korçar të vendos për 11-shen titullare, ndërsa në ndeshjen e nesërme kërkohet me çdo kusht rikthimi te fitorja pasi do të rrezikohet akoma edhe më shumë çështja e mbijetesës./newsport/