Me ndeshjen që do të zhvillohet në orën 18 :30, në stadiumin “Elbasan Arena” mes Elbasanit – Vorës, mbyllen ndeshjet e javës së dytë të kampionatit të kategorisë së parë. Ndeshja përmbyllëse po pritet me shumë interes në rradhët e tifozërive nga të dy skuadrat.

Nga burimet që disponon “Shkodra Sport”, drejt Elbasanit janë nisur një numër i konsiderueshëm sportdashës nga Vora. Në këtë drejtim nuk janë mbrapa as vëndasit. Thuhet se në shkallët e stadiumit do të jenë rreth 5000 sportdashës. Dhe pse në cilësinë e skuadrës debutuese, Vora është përgaditur maksmialsht për ta përballuar me sukses ndshjen. Merkatoja që drejtuesit vorak, kanë bërë gjatë verës, shto dhe fitoren e arritur në javën e parë në fushën e tyre ndaj Besës 4-2, ka shtuar besimin për një rezultat pozitiv.

Një psikozë të tillë e përforcon dhe trajneri i Vorës Artan Mërgjyshi, që në pronocimet dhënë në media, është shprehur i prerë , që skuadra do të udhëtoj drejt Elbasanit për marrjen e tre pikëve të rradhës. Ndërkohë skuadra Elbasanit, në ndeshjen e sotëme nuk do të ketë të gatëshëm dy futbollstë të formacionit bazë , bëhet fjalë për Hasanin dhe Ajazin. Ndeshja e sotme ka një veçantë, Nevil Dede, sot në cilësinë e trajnerit, rikthehet në qytetin e Elbasanit, pas 17 viteve.

Për herë të fundit, kryeqytetasi, ka qenë pjesë e skuadrës verdheblu, duke ngritur dhe kupën e titulit kampion.
Ndërkohë kategoria e parë, zhvilloi ditën e djeshme pesë ndeshjet të programuar në kalendar. Ato që spikasn më shumë janë fitoret në transfertë e Bylist në Vlorë (0-1) dhe Apolonisë në Peshkopi ndaj, Korabit vendas (0-1). Cdo fitore në transfertë merr rëndësi por kur ajo merret ndaj rivalit, shton akoma më shumë vlerën e fitores. Barazim me vlera ka marrë dhe Kastrioti në Burrel, ndaj vëndasve që këtë sezon janë me pretendime.

Dhe pse u regjistruan shumë raste nga të dy skuadrat, rrjetat mbeten të pa prekura deri në përfundim të ndeshjes. Besa regjistroi fitoren e parë, teksa fitoi me përmbysje. Beratasit me fitoren e arritur ndaj Luzit me rezultatin 1-0 , janë në kuotën e katër pikëve dhe japin shpresa për një ringritje te emri i sajë i lavdishëm.
Nderim Goci


Rezultatet

Burreli – Kastrioti 0-0

Flamurtari – Bylis 0-1

Korabi – Apolonia 0-1

Tomori- Luzi 2008 1-0

Besa – Lushnja 4-3

Sot ora 18:30
Elbasani – Vora